Kosova e Shqipëria ka nevojë për më tepër idealista si Skender Thaçi

Amerika

Kosova e Shqipëria ka nevojë për më tepër idealista si Skender Thaçi

Leonora Laçi Nga Leonora Laçi Më 2 korrik 2025 Në ora: 08:47
Foto nga vendi i ngjarjes

“Mos pyet çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd.”

— John F. Kennedy

Kjo thënie përmbledh më së miri motivin që i shtyn njerëzit me ideale të vërteta të angazhohen në politikë: jo për përfitim personal, por për të shërbyer dhe kontribuar për të mirën e përbashkët. Kur politikës i bashkohen njerëz me vlera, ajo nuk pasurohet vetëm me figura të reja, por bëhet më e përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Skënder Thaçi është një prej atyre njerëzve me vlera. E njoh personalisht dhe mund të dëshmoj se angazhimi i tij në politik nuk buron nga ambicia për pushtet, por nga dëshira e sinqertë për t’i shërbyer vendit – siç ka bërë gjithmonë, në çdo nismë, në çdo sfidë, në çdo kontribut për Kosovën e Shqipërinë. Puna e tij është vazhdim i sakrificës së brezit të mëparshëm – por në një kohë dhe në një mënyrë që vendi ynë sot e ka më shumë se kurrë të nevojshme.

Në librin tim monografik “Skënder Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, kam shkruar se:“Imeri (babai i Skënderit) luftoi për nacionalizëm kundër komunistëve sllavë dhe shqiptarë, ndërsa Skënderi luftoi për lirinë dhe demokracinë në prag të viteve ’90. Të dy e deshën fort lirinë: i pari e mori me vete, ndërsa i dyti e ka arritur atë. Krenari dhe mirënjohje për dy pukjanë që e deshën atdheun në mënyrën më të pastër dhe më të thellë: Imeri humbi jetën për idealin, ndërsa Skënderi po vazhdon rrugën aty ku e la i ati. Imeri përdori pushkën, Skënderi fjalën.”

Kjo është historia sesi dashuria për atdheun kalon nga babai te i biri – nga pushka te fjala, nga rezistenca fizike te angazhimi demokratik.

Skënder Thaçi sot i bashkohet politikës me ndërgjegje të pastër, me bagazhin e një ideali të trashëguar dhe me përkushtimin për të qenë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Ashtu siç ka shkruar edhe znj. Mimoza Kusari për të:- “Një bashkim me vlerë për të ardhmen e vendit! Alternativa mirëpret z. Skender Thaçin – humanist, atdhetar, ndërmarrës vizionar dhe filantrop i palodhur. Një emër që flet për dashuri ndaj atdheut, përkushtim ndaj zhvillimit dhe kontribut pa interes personal – në çlirimin e vendit, rindërtimin e tij dhe promovimin e pandalshëm të shtetit të Kosovës. Me rrënjë në Shqipëri e Malësi, i rritur në Kosovë dhe me veprimtari në Kroaci, Austri e më gjerë, Skenderi ka qenë gjithmonë i lidhur me kauzën shqiptare, me vendin, me njerëzit. Puna e tij në biznes, ndihmesa e vazhdueshme në çështjen kombëtare dhe zemra e një filantropi të rrallë janë dëshmi e përkushtimit që sjell sot në Alternativë. Me patriotë të tillë si Skender Thaçi, idetë për çuarjen përpara të vendit janë të pashmangshme. Me familjen si themel, me idealin si busull dhe me veprën si frymëzim për gjeneratat që vijnë, Skenderi i bashkohet sot Alternativës, në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt një shoqërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Skender, mirë se vjen në Alternativë! Me ty marrim një tjetër hap të madh drejt një agjende zhvillimore me rrënjë në histori, por të orientuar drejt së ardhmes!”

"Urime Skënder, dalsh faqe bardhë!

Qëndro ashtu siç ke hyrë – si idealist."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat