Duel interesant mes Sferës dhe Boreas

Basketboll

Duel interesant mes Sferës dhe Boreas

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Duel interesant mes Sferës dhe Boreas

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Ligën e Dytë.

Llapi do të përballet me Gjakovën e Re. Skuadra e Llapit ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë, kurse ajo gjakovare tri fitore dhe tri humbje.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja mes dy skuadrave që nuk kanë shijuar asnjë fitore në këtë edicion, Dukagjinit me pesë humbje dhe United Basketball me gjashtë humbje.

Ndeshja kryesore është ndërmjet Sferës dhe Boreas. Sfera ka shënuar pesë fitore dhe një humbje në këtë edicion, kurse Borea ka pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë edicion, andaj kjo përballje pritet të jetë shumë interesante.

Dardanët, që kanë katër fitore dhe dy humbje, do të ndeshen me Kaçanikun, që ka një fitore dhe tri humbje deri më tani.

Takimi i fundit është në mes Fushë Kosovës dhe Gjakovës. Fushë Kosova ka dy fitore dhe tri humbje, kurse Gjakova një fitore dhe katër humbje.

Liga e Dytë – Java 7

E shtunë

12:00 Llapi - Gjakova e RE

12:00 Dukagjini - United Basketball

E diel

12:30 Sfera - Borea

14:30 Dardanët - Kaçaniku

16:00 Fushë Kosova - Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat