Rahoveci fiton për tre pikë dallim ndaj Trepçës

Basketboll

Rahoveci fiton për tre pikë dallim ndaj Trepçës

Nga: K.Goca Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Rahoveci fiton për tre pikë dallim ndaj Trepçës

Skuadra e Rahoveci ka shënuar fitore të ngushtë me rezultat 81:78 (15:19, 28:14, 17:23, 21:22) ndaj Trepçës, në takimin e elitës së basketbollit të Kosovës. 

Basketbollisti Isaiah Traylor me 25 pikë, i ndihmuar nga Marvin Jones me 22 sosh, janë me të merituarit për fitoren e rahovecianëve.

Trepça u angazhua por nuk ia doli  dhe nuk i mjaftuan as 24 pikët e Devin Deshaun Haygood dhe as 17 të Mojeed O Ewuosho.

Rahoveci është në vend të dytë me 10 pikë dhe Trepça është në pozitën e katërt me 8 sosh.

"Fitorja e gjashtë radhazi në kampionat kundër Trepçës dhe e teta në të gjitha garat ndaj minatorëve, sa për të vënë në pah supremacionë tonë ndaj "gjelbër e zinjve" nga Mitrovica.

Një epërsi që me kujdes të shtuar arriti të mbahet mirë nga djelmoshat tanë, për të regjistruar edhe fitoren e katërt këtë edicion dhe për të vazhduar sigurtë drejt objektivave.

Me triumfin e sontëm kalojmë në pozitën e dytë, ku deri më tani kemi arkëtuar 10 pikë pas gjashtë xhirosh", shkruan në faqen e KB Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat