Rahoveci përforcon kreun

Basketboll

Rahoveci përforcon kreun

Nga: K.Goca Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:51
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 92:86 (15:18, 19:18, 26:18, 32:32) në duel me Golden Eagle Yllin nga Theranda, në takimin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës. 

Në minutën e 34-të, rezultati barazohet 68:68, por sërish rahovecianët rritën epërsinë dhe e fituan përballjen ndaj rivalit fqinj. 

Basketbollistët Isaiah Traylor djhe Marvin Jones me 32 pikë përkatësisht 31, janë protagonistë të fitores së vendasve. 

Ylli u angazhua por në çerekun e tretë nuk ishin në element dhe kjo iu kushtoi edhe me humbje. Cody John realizon 17 pikë, Demetris Morant 16 dhe Valon Bunjaku me 15 sosh, ishin më efikasi të therandasit.

Rahoveci kryeson me 25 pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli bie në pozitën e tretë me 22 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat