Peja gjunjëzon liderin 

Basketboll

Peja gjunjëzon liderin 

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:57
Peja gjunjëzon liderin 

Peja ka shënuar fitore të madhe me rezultat 90:85 (20:18, 19:16, 24:24, 13:17, 27:27) në përballje me Rahovecin, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës. 

Ndeshja me rivalitet deri në sekondat e fundit, por pejanët ia dolën të triumfojnë ndaj rahovecianët. 

Basketbollistët Marco Peroviq me 25 pikë, Brandon Walters me 24 pikë, Dardan Berisha me 22, ishin më të dalluarit dhe më të merituarit për fitoren e Pejës. 

Në radhët e Rahovecit u veçuan Marvin Jones me 35 pikë dhe Isaiah Traylor me 25.

Peja është në pozitën e dytë me 27 pikë, ndërsa Rahoveci kryeson me 28 sosh dhe Ponte Prizreni është në pozitën e tretë me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat