Trepça largohet nga fundi i tabelës, Vëllaznimi mposhtet me gabimet e veta

Basketboll

Trepça largohet nga fundi i tabelës, Vëllaznimi mposhtet me gabimet e veta

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:49
Trepça largohet nga fundi i tabelës, Vëllaznimi mposhtet me gabimet e veta

Trepça nga Mitrovica kthehet me fitore nga palestra "Shani Nushi" në Gjakovë, duke e mposhtur me rezultat 83:82 (10:13, 28:23, 19:22, 26:24) Vëllaznimin. 

Gjakovarët humbën takimin në saje të gabimeve të tyre, sidomos në pesë minutat e fundit të çerekut të katërt.

Basketbollisti Drilon Hajrizi me 34 pikë, është më i merituari për fitoren e “minatorëve”, por pa e lënë anash edhe kontributin e Ivan Koleviq me 16 dhe Besnik Azemit me 11 pikë.

Robert Shestani është më efikasi me 18 pikë, i ndihmuar nga Cendrik Council 18, Deandre Ray 15 sosh, por nuk iu mjaftuan skuadrës kuqezi. Në pesë sekondat e fundit, gjakovarë nuk e finalizuan veprimin për të fituar sfidën.

Trepça renditet në vend të shtatë me 23 pikë, ndërsa Vëllaznimi bie në fund (i teti) me 22 sosh pas 18 jave të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat