Lakers mposhtin Atlantën

Basketboll

Lakers mposhtin Atlantën

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Lakers mposhtin Atlantën

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 107-99 Atlanta në transfertë. Entoni Dejvis me 25 pikë e LeBron Xhejms me 21 pikë ishin sërish vendimtarë për skuadrën nga Kalifornia.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Sharlotit, që mundi me rezultat 129-121 skuadrën e Majamit. Monk realizoi 36 pikë, duke qenë më i miri për Sharlotte.

Pa probleme fiton ekipi i Milluoki, që mposhti 134-106 Portlandin, ndeshje ku për Baks u dalluan lojtarët e stolit, që realizuan 64 pikë. Skuadra e Hjuston mundi 136-1-6 Oklahoma, me Erik Gordon protagonist, autor i 25 pikëve. Çikago, falë 30 pikëve të Markkanen mposhti 110-102 Nju Jorkun.

NBA – Rezultatet e sotme

Atlanta – Lakers, 99-107

Miami – Charlotte, 121-129

Chicago – New York, 110-102

Cleveland – Minnesota, 100-98

Milwaukee – Portland, 134-106

New Orleans – Sacramento, 109-118

Oklahoma – Houston, 106-136

Dallas – Phoenix, 108-109

San Antonio – Memphis, 102-133

Denver – Detroit, e shtyrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat