LeBron James i pandalshëm

Basketboll

LeBron James i pandalshëm

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:53
LeBron James i pandalshëm

Los Angeles Lakers ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit falë LeBron James.

“Ylli” i kalifornianëve rezultoi vendimtar me dy trepikësha në fund për t’i siguruar suksesin skuadrës së tij 135:129 ndaj Detroit Piston pas dy kohëve shtesë.

Pasi fituan javën e kaluar ndaj Lakers, Piston i bënë të vuanin të njëjtët kundërshtarë, duke rikuperuar plot 17 pikë në periodën e tretë. Madje në fundit e kohës së parë shtesë, Jerami Grant për pak realizoi pikët fituese.

LeBron James mori mbi shpatulla ekipin e tij duke e mbyllur përballjen me 33 pikë, 5 “rebound” dhe 11 asiste në 46 minuta mbi parket. Sigurisht që dy trepikëshat e fundit i dhanë goditjen përfundimtare Detroidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat