Brooklyn Nets triumfojnë ndaj Washington Wizards

Basketboll

Brooklyn Nets triumfojnë ndaj Washington Wizards

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:26
Brooklyn Nets triumfojnë ndaj Washington Wizards

Brooklyn Nets janë rikthyer tek fitoret duke triumfuar ndaj Washington Wizards.

Nets pësuan në ndeshjen e fundit nga Orlando Magic duke lëshuar vendin e parë në tabelë.

Por, ndaj Wizards, ata nuk lejuan befasi.

Këtë ndeshje debutoi edhe Blake Griffin, i cili qëndroi në lojë për 14 minuta dhe shënoi dy pikë dhe dy asistime.

Nets dominuan në çerekun e dytë, gjë që ndikoi në fund në fitoren e tyre.

Rezultatet e çerekëve, Brooklyn Nets – Washington Wizards: (25-30), (38-26), (25-27) dhe (25-23).

Basketbollistët më të mirë në ndeshje për Wizards ishin, Westbrook me 29 pikë, 13 kërcime dhe 13 asistime dhe Hachimura me 20 pikë dhe 10 kërcime.

Për Brooklyn Nets shkëlqyen, Irving me 28 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe James Harden me 26 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Rezultati përfundimtar, Nets 113-106 Wizards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat