AA Prishtina-Junior 06, finalja e Kupës

Basketboll

AA Prishtina-Junior 06, finalja e Kupës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:30
AA Prishtina-Junior 06, finalja e Kupës

AA Prishtina dhe Junior 06 do të luajnë në finalen e Kupës së Ligës së Parë.

Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar Junior 06 ka fituar ndaj United Basketball me rezultate 42:57. Vetëm çereku i parë ishte i barabartë, derisa më pas skuadra prizrenase ishte më e mirë. Pjesa e parë përfundoi 20:28, kurse lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 34:41, ndërsa vashat prizrenase e thelluan epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar 42:57.

AA Prishtina në gjysmëfinale ka mundur Vushtrrinë 67:64.

Skuadra prishtinase ishte më e mirë, duke e fituar pjesën e parë 37:25, ndërsa lojë më e barabartë ishte në periudhën e tretë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:43. Por, lojë fantastike është zhvilluar në 10 minutat e fundit. Skuadra vushtrriase rikthehet furishëm, duke barazuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 59:60, e më pas zhvillohet lojë dramatike, kurse skuadra prishtinase triumfon në fund 67:64.

AA Prishtina në finale do të luajë ndaj Junior 06. Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 15:30.

Ky turne i Kupës zhvillohet në kuadër të kampanjës “Her Ëorld, Her Rules”.

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat