Panathinaikos mund Realin dhe udhëheq i vetëm Euroleagues

Basketboll

Panathinaikos mund Realin dhe udhëheq i vetëm Euroleagues

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 14:00
Pamje nga ndeshja Real Madrid – Panathinaikos

Panathinaikos ka marrë sërish i vetëm kryesimin e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 10-të të sezonit të rregullt.

Ekip grek fitoi 115-112 ndaj Real Madrid jashtë fushe, në një ndeshje spektakolare (suksesi i tetë sezonal).

Vijojnë të zhgënjejnë skuadrat italiane, me Armani Milano e Virtus Bologna që janë mundur në fushat e tyre.

Fiton edhe skuadra e Fenerbahce, që mundi 84-65 Baskonia Gasteiz, ndërsa Barcelona triumfoi 93-90 në shtëpinë e Hapoel Tel Aviv, duke ngjitur shkallët në renditje.

Euroleague-Raundi i 10-të

Real Madrid – Panathinaikos, 112-115

Anadolu Efes – Paris Basketball, 90-95

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 84-65

Hapoel Tel Aviv – Barcelona, 90-93

Villeurbanne – Bayern Munich, 95-99

Armani Milano – Valencia Basket, 73-84

Besiktas – Zalgiris Kaunas, 67-83

Olympiacos – Crvena Zvezda, 57-62

Virtus Bologna – Dubai Basketball, 75-93

Partizan Beograd – Maccabi Tel Aviv, 88-67

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat