Historia e klubeve shqiptare që luajnë në Ligën Unike

Basketboll

Historia e klubeve shqiptare që luajnë në Ligën Unike

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:25
Historia e klubeve shqiptare që luajnë në Ligën Unike

Pritjes i erdhi fundi dhe Liga Unike do të fillojë më 6 prill. Nga Federata Shqiptare e Basketbollit janë nominuar Teuta, Goga Basket, Tirana dhe Vllaznia.

Ja historia e tyre:

Teuta e Durrësit është formuar në vitin 1925, duke qenë një skuadër me shumë traditë në basketbollin e Shqipërisë. Skuadra nga Durrësi ka fituar dy herë titullin, 1947 dhe 1955, si dhe tri herë Kupën e Shqipërisë. Nga basketbollistët në vitet e fundit dallohet Endrit Hysenagolli, ndërsa kapiten është Kristi Gorea.

Goga Basket është gjithashtu skuadër nga Durrësi, që është formuar më 2015. Skuadra durrësake më 2019 fitoi titullin, derisa edicionin e kaluar kampionati ishte i ndërprerë për shkak të pandemisë me Covid-19. Goga Basket gjithashtu ka fituar edhe një herë Kupën, më 2020.

Tirana është një nga skuadrat më të trofeshme shqiptare. Skuadra bardhekaltër ka fituar 20 herë titullin, 18 herë Kupën dhe 8 herë Superkupën apo 46 trofe në përgjithësi dhe vetëm skuadra e Partizanit ka më shumë trofe, 48. Klubi është formuar më 1946. Basketbollisti i dalluar është Gerti Shima, që ka bërë karrierë edhe në Kosovë.

Vllaznia e Shkodrës është formuar më 1919 apo klubi më i vjetër në Shqipëri. Skuadra nga Shkodra ka fituar nëntë herë titullin, 12 herë Kupën dhe një herë Superkupën. Vllaznia ka luajtur në Ligën Ballkanike ndaj skuadrave nga Kosova, andaj pjesëmarrja në Final 8 të Ligës Unike pritet të jetë shumë interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat