Prishtina dhe Bashkimi në Play-off

Basketboll

Prishtina dhe Bashkimi në Play-off

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:48
Prishtina dhe Bashkimi në Play-off

Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit 89:82 (22:13, 23:22, 23:28, 21:19), në kuadër të xhiros së 28-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dy skuadrat u kualifikuan në Play-off, pasi kanë nga 39 pikë, aq sa Trepça, por kur tri skuadra kanë pikë të barabarta, atëherë shikohen ndeshjet direkte mes tri skuadrave.

Prishtina renditet në vendin e pestë, Bashkimi në vendin e gjashtë dhe Trepça do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë.

Te Prishtina u dallua Tevin Mack me 38 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 22 pikë e 11 kërcime dhe Julian Hamati me 14 pikë e 11 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat