Katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Ligës Unike

Basketboll

Katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Ligës Unike

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:15
Liga Unike

Mesjava në Durrës pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Rahoveci-Peja është gjysmëfinalja e parë dhe shumë interesante. Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, pas tërheqjes së Teutës, ndërsa Peja ishte më e mirë se Vllaznia e Shkodrës.

Të dy skuadrat duan depërtimin në finale dhe të fitojnë trofeun e çmuar që është historik, pasi është hera e parë që zhvillohet një ligë mes Kosovës e Shqipërisë në sportet kolektive.

Goga Basket pasi mundi Tiranën do të ballafaqohet me Golden Eagle Yllin, që mundi Sigal Prishtinën. Ky duel pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh cilësitë e dy skuadrave. Goga për synim të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë edicion, kurse Ylli, që ka bërë shumë investime e dëshiron trofeun e parë të Ligës Unike, që njëkohësisht do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Takimet për shkak të masave anti-Covid do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, përkundër interesimit të jashtëzakonshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat