Peja mobilizohet kundër Sigal Prishtinës

Basketboll

Peja mobilizohet kundër Sigal Prishtinës

Nga: K.G. Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:09
Peja mobilizohet kundër Sigal Prishtinës

Klubi i basketbollit Peja mobilizohet deri në pikën e fundit dhe kërkon fitore kundër Sigal Prishtinës, në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Play-Off-it. 

“Dashamirë të basketbollit, emocionet e zjarrta po afrohen, rivalët e vjetër njëherit edhe skuadrat të cilat ndryshuan basketbollin në Kosovës ballafaqohen në Play-Off. 

Ndeshja e parë zhvillohet nesër (18.04.2021) në "Karagaç" duke filluar nga ora 17:00.

Duke mos injoruar asnjëherë kualitetet e ekipit kundërshtar jemi më të motivuar se asnjëherë më parë për të sjell trofe në fole.

Jemi të bindur se përkrahja dhe dashuria nga shtëpitë e juaja nuk do mungojë, jemi në ketë rrugë së bashku deri në fund.
Për ty, Pejë”, shkruan në faqen e KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat