Istogu në finale të Ligës së Parë

Basketboll

Istogu në finale të Ligës së Parë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:09
Istogu në finale të Ligës së Parë

Istogu është kualifikuar në finale të “Play-off” të Ligës së Parë, pasi në ndeshjen e tretë ka mundur AS Prishtinën me rezultat 83:73 (22:13, 28:23, 14:14, 19:23).

Istogasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke e fituar periodën e parë me shifrat 22:13, teksa lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, që gjithsesi u fitua nga Istogu 28:23, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:36.

Lojë tërësisht e baraspeshuar ishte në periudhën e tretë, që treguan edhe shifrat 14:14. Istogu arriti të menaxhojë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar 83:73 në fund.

Te Istogu u dalluan Ardit Pepaj me 29 pikë e 8 kërcime, Diamant Shabani me 19 pikë e 12 kërcime dhe Mirza Skrejla me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te AS Prishtina u dallua Don Polloshka me 21 pikë e gjashtë kërcime.

Istogu në finale do të përballet me RC Cola Dritën.

Kampioni i Ligës së Parë do të inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës, Trepçën se cila do të luajë në elitë edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat