Istogu apo Trepça në Superligë

Basketboll

Istogu apo Trepça në Superligë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:21
Istogu apo Trepça në Superligë

Istogu dhe Trepça do të luajnë në “Play-Out” për një vend në elitën e basketbollit.

Do të zhvillohen dy përballje dhe kush është më e mirë në këto dy ndeshje, do të jetë anëtare e FIVE STAR Superligës në edicionin e ardhshëm.

Istogu luan në “Play-out” për shkak se u mund nga RC Cola Drita në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë, kurse Trepça përfundoi e shtata në renditje në garat e Superligës.

Istogasit garat në Ligën e Parë i përfunduan në pozitën e dytë me 15 fitore dhe tri humbje, ndërsa Trepça në Superligë kishte 11 fitore dhe 17 humbje.

Ndeshja Istogu-Trepça do të zhvillohet në Klinë nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat