Dramë në Therandë, Ylli fiton sfidën me Rahoevcin

Basketboll

Dramë në Therandë, Ylli fiton sfidën me Rahoevcin

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:13
Pamje nga ndeshja

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 77:68 (22:17, 21:15, 19:22, 15:14), në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës.

Bakeetbollistët therandas treguan lojë më të mirë sidomos në  dy çerekët e parë dhe që krijuan edhe epërsinë në 11 pikë (43.32).  

Në minutën e 32-të, Ylli në epërsi me 10 pikë (64:54), ndërsa në minutën e 38-të Rahoveci e ngushton në një pikë (69:68). 

Dramë e madhe në dy minutat e fundit në palestrën “13 Qershori”.

Në minutën e fundit Clarc tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë dhe Ylli sërish shkëputet në epërsi me 7 pikë (75:68) dhe për të fituar takimin me rezultat 77:68

Basketbollistët Elyjah Clark dhe Gëzim Morina me 25 pikë përkatësisht 17, udhëhoqën Yllin drejt fitores. 

Ed Daniel realizoi 19 pikë dhe Darrel Davis me 18, nuk i mjaftuan Rahovecit për rezultat të favorshëm.

Ylli është në epërsi me 2:1 në seri të fitoreve dhe është një fitore larg finales së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat