Bucks gjysmëfinalisti i parë në Lindje

Basketboll

Bucks gjysmëfinalisti i parë në Lindje

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:49
Bucks gjysmëfinalisti i parë në Lindje

Milwaukee është skuadra e parë gjysmëfinalisate e play off-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Skuadra e Bucks fitoi sot 120-103 ndaj Miami, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. 4 lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 20 pikë, ku u dallua Giannis Antetokounmpo me një “triple double” (20 pikë, 12 rebound e 15 asist).

Pranë gjysmëfinaleve në Lindje është edhe Philadelphia, që pas fitores 132-103 ndaj Washington udhëheq 3-0 serinë e çerekfinaleve. Ndeshje e mirë e Embiid, autor i 36 pikëve, ndërkohë që të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë.

Në Perëndim, skuadra e Utah Jazz merr epërsinë në sfidën ndaj Memphis, duke udhëhequr 2-1 serinë e takimeve, pas fitores 121-111 në sfidën e sotme. Mitchell me 29 pikë e Conely me 27 bënë diferencën në fushë për Jazz. Barazim 2-2 seria e ndeshjeve mes Denver e Portland, me këtë të fundit që fitoi sot 115-95 (Poëell me 29 pikë më i miri në fushë).

Konferenca e Lindjes – Play off

Philadelphia – Washington, 132-103 (3-0)

Brooklyn – Boston, (2-1)

Milwaukee – Miami, 120-103 (4-0)

New York – Atlanta, (1-2)

Konferenca e Perëndimit – Play off

Utah Jazz – Memphis, 121-111 (2-1)

Phoenix – Lakers, (1-2)

Denver – Portland, 95-115 (2-2)

Clippers – Dallas, (1-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat