Nuk do të luajnë për SHBA-në

Basketboll

Nuk do të luajnë për SHBA-në

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:21
Nuk do të luajnë për SHBA-në

Pas LeBron James edhe Anthony Davis ka konfirmuar sot se nuk do të luajë për kombëtaren amerikane ne Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ky event do të nisë më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 8 gusht.

Davis deklaroi se për shkak të problemeve fizike që ka patur këtë sezon, do të qëndorjë pushim, për të rikuperuar për sezonin e ri.

Këtë gjë pat deklaruar më herët edhe LeBron James, që nuk do të luajë.

Kështu, trajneri Gregg Popovich nuk do të ketë në dispozicion për “Dream Team” dy nga yjet e NBA-së, që luajnë me Lakers.

Sipas mediave amerikane, edhe ylli Golden State, Stephen Curry, është i pavendosur për të luajtur në këtyë event. Sipas tij, shanset janë 50-50 për të shkuar në Tokio këtë verë, pasi kërkon më shumë kohë për të pushuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat