Los Angeles Clippers triumfuan në përballjen e pestë

Basketboll

Los Angeles Clippers triumfuan në përballjen e pestë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:42
Los Angeles Clippers triumfuan në përballjen e pestë

Los Angeles Clippers triumfuan në përballjen e pestë të serisë finale të Konferencës së Perëndimit ndaj Phoenix Suns, duke e ngushtuar rezultatin në 3-2. Kalifornianët, të cilit ishin mposhtur në tri nga katër përplasjet e mëparshme iu imponuan skuadrës nga Arizona me rezultatin 116-102. Ky sukses, i arritur në fushën kundërshtare u jep mundësi Clippers të mbajnë gjallë shpresën për kualifikim, por duhet kujtuar që Suns u mjafton edhe një sukses për të arritur në finalen e madhe të NBA.

I papërmbajtshëm në këtë përballje Paul George. “Ylli” i Clippers ofroi një nga performancat më të shkëlqyera të karrierës së tij. Ai realizoi 41 pikë në 41 minuta që qëndroi mbi parket, si dhe kontrolloi 15 topa e dha gjashtë asiste.

Kalifornianët morën kryesimin që në fillim të ndeshjes, me Suns që mundën ta ngushtonin diferencën deri -2 pikë në fillim të periodës së tretë, 64-62, por pikërisht në këtë moment i ngjit në katedër Paul George, me këtë 12-minutësh që u mbyll me rezultatin 91-78.

Në periodën e fundit, Clippers e administruan me qetësi epërsinë, pa rrezikuar në asnjë moment suksesin. Përveçse paraqitjes së Paul George, duhen vlerësuar edhe 22 pikët e Marcus Morris dhe 23 të Reggie Jackson.

Për Suns realizuan respektivisht 32 dhe 22 pikë Devin Booker dhe Chris Paul, por që ishin të pamjaftueshme për ta mbyllur serinë në takimin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat