Kosova përballë Hungarisë

Basketboll

Kosova përballë Hungarisë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:06
Kosova përballë Hungarisë

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të përballet me Hungarinë nga ora 19:30 në kuadër të FIBA U20 European Challengers, sfidë që zhvillohet në Sopron të Hungarisë.

Basketbollistët e Kosovës në ndeshjen e parë pësuan nga Bjellorusia me rezultat 101:60, ndërsa Hungaria fitoi sfidën e parë ndaj Sllovakisë me rezultat 79:74. Takimi tjetër i këtij grupi do të zhvillohet mes Sllovakisë dhe Bjellorusisë nga ora 15:00.

Kosova U20 ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe, do ta kenë ndaj Sllovakisë, të enjten nga ora 18:00.

Ndeshja do të transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat