Rexha ndahet me Rahovecin

Basketboll

Rexha ndahet me Rahovecin

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2021 Në ora: 18:02
Rexha ndahet me Rahovecin

Basketbollisti Bardh Rexha largohet nga Rahoveci.

Ai ka bërë të ditur edhe arsyet e largimit nga KB Rahoveci.

Rexha iu është mirënjohës tifozëve dhe qytezës së Rahovecit.  

“Deri tani gjatë karrierës time kam pasur një rrugëtim që pa përkrahjen tuaj nuk do të isha këtu ku jam sot. 

Gjatë kësaj vere jam përgatitur intensivisht. Isha pjesë e Kosovës 3x3 me shokët e mi, ku ishim krenarë që në Rumani të përfaqësojmë vendin tonë në garën 3x3. 

Por, tash është koha që të ndahem nga shokët e mi, me të cilët jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar në Rahovec, me të cilët kam ndarë momente të këqija, ashtu sikurse edhe momente të mira siç ishte titulli i kampionit U18. 

Dua të ju njoftoj se kam vendosur të marrë rrugëtim të ri në karrierën time. Arsyeja e këtij vendimi është sepse projekti basketbollistik i KB Rahovecit  për sezonin 2021/2022 nuk më përfshin mua.

E vetmja gjë që jam i interesuar është basketbolli dhe vetëm basketbolli. Andaj si lojtar i lirë, konfirmoj se do të zgjedh projektin basketbollistik më ideal për mua që të zhvillohem si lojtar ashtu siç kam ëndërruar gjithmonë t'i bëj krenarë të gjithë. 
Familje, shoqëri dhe Rahovec – ju dua shumë.  Ju premtoj se do të takohemi sërish...”, njofton Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat