Edon Maxhuni në Holandë!

Basketboll

Edon Maxhuni në Holandë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2021 Në ora: 19:35
Edon Maxhuni në Holandë!

Basketbollisti nga Kosova, Edon Maxhuni, do të vazhdojë karrierën në Holandë. 

Maxhuni do të vesh fanellën ekipit Den Bosch që do të garojë në ligën e përbashkët belge-holandeze dhe në Kupën e Evropës, që organizohet nga FIBA.

“Den Bosch ka treguar interes gjatë gjithë verës për mua”, - thotë mes të tjera Maxhuni.

Image

“Lojërat ndërkombëtare janë gjërat më të mëdha për mua.  

Sidoqoftë, sezoni i ardhshëm është tashmë i treti profesionistë për mua, kështu që jam në rrugën e duhur”, tha mes të tjera Maxhuni për faqen finlandeze “basket.fi”.

Në ekipet kombëtare finlandeze (për të gjitha grupmoshat), Maxhuni ka luajtur 116 ndeshje dhe ka një mesatare prej 14.8 pikë për ndeshje.

Në sezonit e fundit u paraqit për ekipin estonez Parnu. 23-vjeçar u zgjodh në plejadën e pesë më të mirëve të ligës estoneze. Ai regjistroi 16.6 pikë mesataren për ndeshje.

Maxhuni ka luajtur rol kyç në Kampionatet Evropiane 2020-21. Përveç kësaj, ai ka përfaqësuar Finlandën në Universiadën 2019 në Napoli. Ndryshe është djali i legjendës së basketbollit të Kosovës, Besim Maxhuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat