Dardanët e jashtëzakonshëm, triumfojnë në Evropianin në Prishtinë

Basketboll

Dardanët e jashtëzakonshëm, triumfojnë në Evropianin në Prishtinë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:14
Dardanët e jashtëzakonshëm, triumfojnë në Evropianin në Prishtinë

Kosova ka shënuar pesë fitore në pesë ndeshje, duke triumfuar në Evropianin në Prishtinë.

Në finale, Dardanët kanë mundur Luksemburgun 43:86 (17:23, 12:17, 10:23, 4:23), në FIBA European Challenger.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por basketbollistët e Kosovës të përkrahur edhe nga tifozët, u motivuan për tu shkëputur në 15:23, derisa çereku i parë përfundon 17:23.

Image

Kjo nuk i ndaloi basketbollistët e rinj të Kosovës të vazhdojnë me lojë të mirë. Ata luftuan për çdo top dhe luftuan me krenari, duke thelluar edhe më shumë epërsinë dhe zhvilluan një lojë mjaft të bukur, duke shkuar në pushim me shifrat 29:40, kurse epërsia më e lartë në pjesën e parë ishte 26:40.

Dardanët ishin të mrekullueshëm edhe në periodën e tretë, duke qenë bindshëm më të mirë, ku e fituan këtë pjesë 10:23, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 39:63. Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit për të triumfuar bindshëm 43:86.

Kosova e përfundoi në vendin e parë, Luksemburgu në vendin e dytë, Moldavia dhe Malta e përfunduan në vendin 3, përkatësisht 4, me dy fitore dhe tri humbje, kurse në vendet e fundit ishin Gjibraltari dhe Shqipëria me nga një fitore dhe katër humbje.

MVP i turneut u shpall Rron Dahsyla. Trofeun ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, ndërsa trofeun e kampionit ia dorëzoi kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat