Ponari kandidat i vetëm për presidencën

Basketboll

Ponari kandidat i vetëm për presidencën

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:34
Ponari kandidat i vetëm për presidencën

Avni Ponari pritet të rizgjidhet në krye të Federatës Shqiptare të Basketbollit edhe për 4 vitet e ardhshme. Presidenti aktual i FSHB-së është kandidati i vetëm për këtë post, çka do të thotë që ai e ka të garantuar edhe këtë mandat të ri.

Mbledhja e fundit e drejtuesve aktualë të FSHB-së ka konfirmuar gjithashtu se Asambleja zgjedhore do të zhvillohet më 4 shtator në Tiranë. Nëse për postin e presidentit nuk ka garë, për 6 vendet e kryesisë ka më shumë konkurrencë.

Në garë për një vend në kryesi janë 13 kandidatë: Edera Alibegaj, Migena Plasa, Bashkim Milo, Edmond Biçoku, Perikli Goga, Juel Jarani, Klevis Kaso, Arturo Sako, Dritan Mema, Blendi Dibra, Korab Llazani, Palion Zarka, Besmir Iljazi.

Shumë prej tyre janë aktualisht në kryesi dhe mund të rikonfirmohen, ndaj nuk priten ndryshime rrënjësore në stafin drejtues të Federatës së Basketbollit edhe për 4 vitet në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat