Përballje interesante në Superkupën e Kosovës

Basketboll

Përballje interesante në Superkupën e Kosovës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:39
Përballje interesante në Superkupën e Kosovës

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet tjera në çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, që po organizohet në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Takim shumë interesant pritet ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, skuadra që synojnë trofeun e çmuar. Si Vreshtarët, ashtu edhe mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime dhe hyjnë me synime të mëdha në këtë edicion.

Sfida tjetër është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit edicionin e kaluar fituan titullin në Kosovë dhe Ligën Unike, ndërsa prizrenasit shpresojnë në një edicion sa më të suksesshëm.

Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19.

Ndeshjet transmetohen në Artmotion dhe Kujtesa.

Orari

2 Shtator/Grupi B-C

Rahoveci - Trepça 16:00

Golden Eagle Ylli - Bashkimi 19:00

3 Shtator

Gjysmëfinalja e I Prizreni 16-Peja 16:00

Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00

4 Shtator/Pushim

5 Shtator/Finalja 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat