Vllaznia përforcohet

Basketboll

Vllaznia përforcohet

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:16
Vllaznia përforcohet

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka konfirmuar orët e fundit dy transferimet e para në merkaton e verës. Bëhet fjalë për dy basketbollistë amerikanë, që do të jenë pjesë e skuadrës kuqeblu sezonin e ardhshëm.

Përforcimi i parë është Rodney Bullock, 27 vjeç, që luan në pozicionin 3.

Ai ka luajtur edhe më herët në Europë, në Hungari (Alba Fehervar) e së fundi edhe në Kosovë me skuadrën e Sigal Prishtinës.

Ndërsa blerja e dytë është Bryce Cashman, 25 vjeç, që sezonin e ri do të jetë në dispozicionin e trajnerit Milatovic. Pritet që ekipi shkodran të vijojë merkaton me të tjera afrime të huaja.

Më herët, Teuta ka bërë disa ndërhyrje në merkato ashtu sikurse edhe Tirana, që përgatiten për sezonin e ri sportive 2021-2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat