Prince Caffe Superliga do të fillojë më 15 shtator

Basketboll

Prince Caffe Superliga do të fillojë më 15 shtator

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:10
Prince Caffe Superliga do të fillojë më 15 shtator

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll të fillojë më 15/16 Shtator, me takimet e xhiros së parë.

Në javën e parë do të ketë ndeshje interesante, si Trepça me Golden Eagle Yllin, që u takuan edhe në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit. Ndeshje interesante pritet edhe mes Prizreni 16 dhe Rahovecit, si dhe derbi i rivalëve të vjetër Peja-Bashkimi.

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Sigal Prishtina do të ndeshet me Dritën, që është rikthyer në elitë.

Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, dhe kjo u dëshmua edhe në përballjet e Superkupës me shumë duele të barabarta dhe dramatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat