Favoritët presin fitore

Basketboll

Favoritët presin fitore

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:36
Favoritët presin fitore

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë në Superligën e Femrave, ku favoritët presin fitore.

Penza, që fitoi Ligën Unike dhe Superkupën e Kosovës hyn e motivuar përballë Vëllaznimit, që ka bërë disa ndryshime, duke mbetur vetëm me lojtare vendore. Vashat pejane janë kampione të Kosovës dhe synojnë mbrojtjen e titullit.

Bashkimi është favorit përballë Kastriotit, në takimin që zhvillohet të dielën. Skuadra nga Prizreni ka ambicie të mëdha, andaj pret fitore.

Prishtina po ashtu shihet favorite ndaj Trepçës, në takimin që zhvillohet të dielën. Edhe skuadra prishtinase ka ambicie të mëdha, kurse mitrovicaset u rikthyen në elitë, vetëm pas largimit të Vushtrrisë.

 Superliga e Femrave - Java 2

E shtunë18:00 Penza - Vëllaznimi

E diel

13:00 Kastrioti - Bashkimi

17:30 Prishtina – Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat