Gjithçka gati për edicionin e ri

Basketboll

Gjithçka gati për edicionin e ri

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:28
Gjithçka gati për edicionin e ri

Me 2 përballje zyrtare, sonte do të nis sezoni i 75-të në basketbollin profesionist amerikan.

Skuadra e Milluokit do të fillojë mbrojtjen e titullit në sfidën me Bruklin Netsin, një nga favoritët kryesor për kurorën e NBA-s, në sezonin e ri.

Ndërkohë në sfidën e dytë, do të luajnë dy skuadrat kampione në 4 vitet e fundit. Los Anxhelos Lejkers, kampion nga viti 2020, në terrenin e vet do të përballet me kampionin e vitit 2018, skuadrën e Golden Stejtit.

Kujtojmë se sezoni i rregullt do të përfundojë më 10 prill, pas së cilës nis turneu “PLAY IN” me skuadrat nga pozita e 7 deri te ajo e 10-të në të dy Konferencat. Ndërkohë garat e Play OFF-it, nisin më 16 prill të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat