Fillon Qendra Nacionale e Basketbollit

Basketboll

Fillon Qendra Nacionale e Basketbollit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:12
Fillon Qendra Nacionale e Basketbollit

Një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës ka filluar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Për herë të parë në vendin tonë, ka filluar Qendra Nacionale e Basketbollit, ku janë përzgjedhur lojtarët me potencial për të ardhmen.

Në këtë Qendër Nacionale janë grumbulluar 16 lojtarë (13 e 14 vjeç) nga e gjithë Kosova, ndërsa do të mbikëqyren nga Valentin Spaqi, Driton Obërtinca dhe Arben Krasniqi. Në vitin e ardhshëm do të fillohet edhe në konkurrencën e femrave.

Basketbollistët janë grumbulluar në Qendrën Social-Edukativo “Don Bosko” në Prishtinë. Ata do të stërviten dy herë në ditë gjatë pesë ditëve të javës, kurse në fundjavë do të luajnë në klubet e tyre.

Gjithashtu do të kenë shumë ndeshje miqësore, si dhe do të luajnë ndaj shteteve tjera.

Ky është një projekt madhor dhe shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, ku do të grumbullohen lojtarët/et me potencial për të ardhmen, e më pas do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës.

FBK gjithmonë i ka kushtuar rëndësi gjeneratave të reja dhe ky është projekti i radhës, që gjeneratat e reja të zhvillohen edhe më shumë.

Basketbollistët që dalin nga Qendra Nacionale e Basketbollit do të jenë një ndihmë e madhe për të gjitha Përfaqësueset e reja të Kosovës, por edhe basketbollin e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat