Derbi i rivalëve të vjetër

Basketboll

Derbi i rivalëve të vjetër

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:13
Derbi i rivalëve të vjetër

Sot do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra mitrovicase ka pesë fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse prishtinasit katër fitore dhe tri humbje.

Këto dy skuadra janë me traditë në basketbollin e Kosovës dhe rivaliteti sportiv është i madh ndërmjet tyre, andaj pritet një sfidë interesante të shtunën në “Minatori”.

Mitrovicasit kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira në këtë edicion, ndërsa ishin edhe finalistë të Superkupës së Kosovës, kurse prishtinasit me një ekip të bazuar në lojtarë të rinj po japin maksimumin për t’i përmbushur synimet e klubit.

Superliga – Java 6

E shtunë

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat