Kuqezinjtë sfidohen nga prishtinasit

Basketboll

Kuqezinjtë sfidohen nga prishtinasit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:10
Kuqezinjtë sfidohen nga prishtinasit

Java e gjashtë në Ligën e Parë do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante.

Vëllaznimi që ka pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, do të sfidohet nga AS Prishtina.

Skuadra prishtinase ka dy fitore dhe tri humbje.

Ndeshja zhvillohet të premten mbrëma nga ora 19:00 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

Takim shumë interesant pritet të zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe Istogut, dy skuadra që kanë nga katër fitore dhe një humbje, prandaj kjo sfidë pritet të jetë shumë interesante dhe rivalizuese.

Përballja hapëse zhvillohet mes skuadrave prishtinase, Prishtina e Re-Marigona Hill Prishtina. Prishtina e Re ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Marigona Hill ka një fitore dhe katër humbje.

Feronikeli që nuk ka shënuar asnjë fitore, duke pësuar humbje do të përballet me Dardanët. Skuadra nga Klina ka dy fitore dhe tri humbje.

Ndeshja e fundit e xhiros është mes Boreas dhe New Basket. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe tri humbje, andaj pritet një përballje interesante.

Liga e Parë - Java 6

E martë

20:30 Prishtina e RE - Marigona Hill Prishtina

E premte

18:00 Feronikeli - Dardanët

19:00 AS Prishtina - Vëllaznimi

19:00 Vushtrria - Istogu

21:00 Borea - NEW Basket

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat