Një dorëheqje e çuditshme e Dren Zatriqit

Basketboll

Një dorëheqje e çuditshme e Dren Zatriqit

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:32
Një dorëheqje e çuditshme e Dren Zatriqit

Dren Zatriqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Ligës Unike të basketbollit.

Në shikim të parë, një dorëheqje e çuditshme e pa asnjë shpjegim. Kjo dorëheqje vjen menjëherë pas akuzave të presidentit të Teutës, Arqile Gorea, në lidhje me Federatën Shqiptare të Basketbollit, në fakt nuk kishte të bënte asgjë me Zatriqin.

“Me Ligën Unike u njoftuam në një periudhë të papërshtatshme. Pa dashjen time e më së paku të saj, qe në fillim u sfiduam me armikun më të pamëshirshëm, pandeminë!

Megjithatë, si shumë barriera tjera të cilat na janë imponuar ndër shekuj padrejtësisht, ne e sfiduam edhe atë.

Nuk u ndalem asnjëherë dhe e arritëm qëllimin tonë që të ofrojmë basketboll në një Ligë të përbashkët Shqipëri - Kosovë, e cila sot më nuk është vetëm ëndërr, mirëpo një realitet i bukur për shumë gjenerata të reja.
Ky muaj do të shënoj fundin e angazhimit tim në Ligën Unike, mirëpo asnjëherë përfundimin e dashurisë të pashtershme për këtë projekt dhe basketboll .

Përherë mirënjohës ndaj krerëve të Federatave Nacionale (FSHB & FBK-themelues të Ligës Unike) dhe Bordit Drejtues për mundësinë dhe besimin e dhënë, skuadrave pjesëmarrëse për bashkëpunim, zyrtarëve të ndeshjeve për korrektësi, partnerëve dhe mediave për mbështetje, stafit që më kanë duruar, si dhe të gjithë atyre që ishin dhe janë mbështetës të rrugëtimit të Ligës Unike”, njofton Zatriqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat