Dënimi që mori për bërrylin

Basketboll

Dënimi që mori për bërrylin

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Dënimi që mori për bërrylin

Kimisioni i disiplinës në NBA ka dënuar me vetëm një ndeshje basketbollistin e Lakers, LeBron James. Ai ishte protagonist i një sherri me lojtarin e Detroit, Isaiah Stewart, gjatë ndeshjes fituar dje nga Lakers.

LeBron goditi me bërryl në sy rivalin e tij, që u gjakos dhe më pas nisi një sherr masiv. Stewart donte me çdo kusht të hakmerrej, duke bërë gjeste të shëmtuara në fushë dhe për këtë arsye u dënua me dy ndeshje pezullim.

Të dy lojtarët e dënuar dolën nga fusha me teknike përjashtimi nga ana e gjyqtarëve.

Për lojtarin e Detroit ai dëmtim solli edhe 8 qepje në vetull. LeBron James kërkoi ndjesë për atë veprim, duke telefonuar lojtarin, që refuzoi.

LeBron James nuk do të luajë sot në ndeshjen ndaj New York, ndërsa Stewart do të mungojë në takimet ndaj Miami dhe Milwaukee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat