Bien edhe Dallas e Portland!

Basketboll

Bien edhe Dallas e Portland!

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:18
Bien edhe Dallas e Portland!

Vazhdon kriza e rezultateve për Dallas Mavericks në NBA me skuadrën teksane që u mposht nga Cleveland Cavaliers brenda në American Airlines Center, duke pësuar humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit. 28 pikë 14 rebound dhe 3 asiste koleksionoi në total 23-vjeçari Jarret Allen në suksesin me shifrat 114-96 të Cleveland Cavaliers.Për të evituar disfatën e radhës për Dallas Mavericks nuk mjaftoi as paraqitja e shkëlqyer e Luka Doncic që regjistroi një tjetër triple-double në karrierë me 25 pikë, 10 asiste dhe 10 rebound.

Një fitore të thjeshtë mori Utah Jazz që mposhti në Salt Lake City Portland Trail Blazzers me rezultatin 129-107, në një sfidë ku diferencën e bëri Donovan Mitchell me 30 pikë.

Te Portland spikatën boshnjaku Nurkic me 24 pikë dhe Simons po me 24 pikë por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për Utah kjo ishte fitorja e 14-të në 21 takime, ndërkohë që Portland pësoi humbjen e 11-të në po aq ndeshje. Surprizën e mbrëmjes e bëri New Orleans Pelicans që triumfoi brenda në Staples Center përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 123-104.

Thjeshtë monstruoz lituanezi Junas Valanciunas për skuadrën nga Louissiana në këtë sfidë me këtë të fundit që koleksionoi në total 39 pikë 15 rebound dhe 3 asiste, ndërkohë që një dorë skuadrës mike në këtë sukses ia dha edhe Brandon Ingram që realizoi 27 pikë.

Për Clippers që pësoi humbjen e 10-të sezonale dhe të 3-ën në 4 ndeshjet e fundit spikati i përhershmi Paul George me 27 pikë. U rikthye te fitorja edhe Chicago Bulls që kaloi lehtësisht me rezultatin 133-119 Charlotte Hornets. 31 pikët e Rozier nuk i mjaftuan miqëve, ndërkohë që te Bullsat shkëlqyen malezezi Vucevic me 30 pikë 14 rebound e 5 asiste dhe DeMare DeRozan me 28 pikë. Me këtë sukses Chicago Bulls ruajti vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat