Flamurtari triumfon ndaj Partizanit

Basketboll

Flamurtari triumfon ndaj Partizanit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:00
Flamurtari triumfon ndaj Partizanit

Flamurtari ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Partizanit me rezultat 65:84 (22:21, 10:23, 15:19, 18:21), në xhiron e dytë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe i baraspeshuar, por me kalimin e minutave, vashat nga Tirana u shkëputen në 22:15, megjithatë, mysafiret rikthehen shpejt dhe çereku i parë përfundon 22:21. Vlonjatet vazhduan me lojë të mirë, ku ishin shumë më të mira në periudhën e dytë, duke e arritur epërsinë më të lartë në 28:44, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 32:44.

Skuadra nga Vlora vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku epërsinë më të lartë e kishte 34:52, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 47:63. Flamurtari menaxhoi epërsinë dhe kontrolloi lojën në 10 minutat e fundit, duke triumfuar me rezultat 65:84. Partizani ka dy humbje në dy ndeshje, kurse Flamurtari një fitore dhe një humbje.

Te Partizani u dallua Dajana Baraj me 27 pikë e gjashtë asistime, kurse te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 25 pikë e 11 kërcime dhe Samra Omerbasiq me 26 pikë e 16 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat