Prishtina fiton bindshëm ndaj Bashkimit

Basketboll

Prishtina fiton bindshëm ndaj Bashkimit

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Prishtina fiton bindshëm ndaj Bashkimit

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 70:90 (13:21, 17:25, 24:22, 16:22), në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Femrave, takim që u zhvillua në kryeqytet.

Prishtinaset e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 3:15, dhe e menaxhuan këtë epërsi në çerekun e parë që e fituan me shifrat 13:21. Prishtinaset vazhduan me lojë të mirë, duke rritur epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 23:40, dhe kishin epërsi konstante, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 30:46.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, me prizrenasit që mundoheshin të rikthehen dhe prishtinaset që ruanin epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68.

Vashat prishtinase kishin epërsi deri në 33 pikë, 56:89, duke triumfuar në fund me rezultat 70:90.

Te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 25 pikë e 14 kërcime, kurse te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 39 pikë e 13 kërcime.

Prishtina ka nëntë fitore në nëntë ndeshje, kurse Bashkimi katër fitore dhe katër humbje.

Në ndeshjet tjera të xhiros së nëntë, Penza ka mundur Kastriotin me rezultat 148:11, kurse Trepça ka mundur Vëllaznimin në udhëtim 46:51.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat