Tirana pas vazhdimeve mposht Teutën

Basketboll

Tirana pas vazhdimeve mposht Teutën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:49
Tirana pas vazhdimeve mposht Teutën

Tirana pas vazhdimeve ka shënuar fitore ndaj Teutës me rezultat 72:79 (13:24, 22:10, 15:10, 15:20, 7:14), në xhiron e pestë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12, por më pas tiranasit hyjnë në një seri prej 0:10, për të kaluar në epërsi 12:22, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 13:24. Por, skuadra durrësake u rikthye shpejt në lojë, për të barazuar shifrat në 28:28, e më pas ishte një lojë e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundon 35:34.

Në periodën e tretë durrësakët ishin në një epërsi të lehtë dhe u karakterizua me pak pikë të shënuara, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:45.

Në çerekun e fundit ishin tiranasit ata që kishin epërsinë, deri në momentet e fundit, kur Ndreca me një trepikësh barazon shifrat në 65:65, sa përfundoi koha e rregullt. E, në vazhdime, Tirana ishte më e mirë 7:14, duke triumfuar me rezultat 72:79.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat