Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish

Basketboll

Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:11
Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish

Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish, pasi të shtunën ishin ndeshur në Superligën e Femrave në Kosovë, ku fitore shënuan vashat prishtinase 70:90.

Në Ligën Unike prizrenaset kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse prishtinaset një fitore dhe një humbje.

Takim shumë interesant shihet ndërmjet Flamurtarit dhe Tiranës, dy skuadra me rivalitet në Shqipëri. Skuadra vlonjate ka një fitore dhe një humbje, kurse ajo tiranase dy humbje.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet kampiones së Kosovës, Penzës dhe Partizanit. Vashat pejane kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse ajo nga Tirana, dy humbje në dy ndeshje.

Liga Unike e Femrave – Java 3

Të mërkurën takohen:

17:00 Bashkimi – Prishtina

17:00 Flamurtari – Tirana

Të enjten takohen:

17:00 Penza – Partizani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat