Fitojnë edhe Real Madrid e Milano

Basketboll

Fitojnë edhe Real Madrid e Milano

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Fitojnë edhe Real Madrid e Milano

Barcelona vijon të kryesojë e vetme Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas takimeve të raundit të 15-të.

Skuadra katalanase fitoi 76-69 ndaj serbëve të Crvena Zvezda, duke korrur suksesin e 13-të sezonal (kanë edhe dy humbje).

Rikthehet te fitorja skuadra e Real Madrid, që mundi 87-64 Alba Berlin, duke qëndruar e vetme në vendin e dytë.

Image

 

Fitojnë edhe Armani Milano e Olympiacos, në vendin e tretë me nga 10 fitore secila, respektivisht ndaj Panathinaikos e Bayern Mynih.

Euroleague – Raundi i 15-të

Anadolu Efes – Baskonia Gasteiz, 87-72

Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 90-79

Crvena Zvezda – Barcelona, 69-76

Armani Milano – Panathinaikos, 75-54

Real Madrid – Alba Berlin, 87-64

CSKA Moskë – Unics Kazan, 67-88

Zalgiris Kaunas – Monaco, 98-107

Olympiacos – Bayern Mynih, 83-60

Villeurbanne – Zenit st.Petersburg, 61-71

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat