Flamurtari shënon fitore kundër Bashkimit në Prizren

Basketboll

Flamurtari shënon fitore kundër Bashkimit në Prizren

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:41
Flamurtari shënon fitore kundër Bashkimit në Prizren

Flamurtari ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 60:78 (20:16, 16:17, 12:23, 12:22), në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Pas një fillimi të barabartë, vendaset ishin më të mira, duke krijuar epërsi deri në tetë pikë, 20:13, ndërsa çereku i parë përfundon me shifrat 20:16. Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë, për të thelluar epërsinë në 12 pikë, 34:22, por mysafiret nuk dorëzohen, për të ngushtuar shifrat në 36:33, sa përfundoi pjesa e parë.

Skuadra nga Vlora ishte më e mirë në pjesën e dytë, që ishte vendimtare për të fituar ndeshjen.

Ato vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë, për të kthyer epërsinë në të mirë të tyre, 44:55, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 48:56. Mysafiret thelluan epërsinë më shumë në dhjetë minutat e fundit, për të triumfuar 60:78.

Te Bashkimi u dalluan Christina Ellis me 19 pikë dhe Era Shatri me 14, kurse te Flamurtari u dalluan Emma Obryan me 25 pikë, me 11 kërcime dhe 12 asistime dhe Laura Johnson me 21 pikë e dhjetë kërcime.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat