Brooklyn dhe Phoenix arrijnë fitore

Basketboll

Brooklyn dhe Phoenix arrijnë fitore

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:29
Brooklyn dhe Phoenix arrijnë fitore

Janë luajtur sfidat e mbrëmjes në NBA me Brooklyn Nets që vazhdon ecurinë pozitive dhe nuk pati surpriza në sfidën ndaj Philadelphia 76ers. Kryesuesit e Konferencës Lindore, mposhtën rivalët e tyre me rezultatin 114-105.

Siç jemi mësuar edhe shpresh ta shikojmë, autori i më shumë koshave këtë ndeshje ishte ylli i ekipit, Kevin Durant. Ai realizoi plot 34 në këtë takim duke i dhënë një dorë më shumë Brooklyn Nets për të fituar.

Edhe Phoenix Suns nuk di të ndalet pasi ka mposhtur Washington Wizards me rezultatin 118-98. Edhe pse me 20 pikë diferencë më pak, lojtari që shënoi më shumë kosha në këtë ndeshje ishte lojtari i Washington, Bradley Beal, 26 të tilla.

Në ndeshje të tjera fitore kanë gjetur edhe New York Knicks dhe Indiana Pacers. Për sa i përket Knicks, ata mposhtën me rezultatin 116-103 Houston Rocket në një ndeshje ku spikatën Immanuel Quickley dhe Evan Fournier.

Ndërsa Indiana Pacers mposhti Detroit Pistons me rezultatin 122-113 edhe me ndihmën e madhe të Caris LeVert që shënoi 31 pikë, më shumë se çdo lojtar tjetër në parket/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat