Thyen rekordin e Kobe Bryant

Basketboll

Thyen rekordin e Kobe Bryant

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:38
Thyen rekordin e Kobe Bryant

Ylli i Los Angelos Lakers , LeBron James, ka thyer një rekord të ri mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në lojtarin me më shumë pikë të shënuara në ditën e Krishtlindjeve. Një rekord i veçantë në NBA që mbahej nga legjenda Kobe Bryant.

Brajant kishte shënuar 395 pikë në 16 ndeshje të luajtura në këtë datë të shënuar gjatë karrierës së tij. Xhejms shënoi mbrëmë 39 pikë, në atë që ishte po ndeshja e 16-të e karrierës për Krishtlindje, duke çuar rekordin në 422 pikë.

Mirëpo ky rekord nuk arriti dot t’i sillte fitoren skuadrës së tij. Los Angelos Lakers u mundën në shtëpinë e tyre nga Bruklin Nets, duke marrë humbjen e pestë radhazi. Nets të drejtuar nga James Harden fituan me rezultatin 122-115, duke udhëhequr të qetë në Konferencën e Lindjes.

Nga ana tjetër Lejkërs bien në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit, duke theksuar dhe më shumë periudhën e keqe në të cilën ndodhet ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat