Erolld Belegu - pilot e këngëtar, cila është befasia e radhës?

Basketboll

Erolld Belegu - pilot e këngëtar, cila është befasia e radhës?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:44
Erolld Belegu - pilot e këngëtar, cila është befasia e radhës?

Burimet e afërta me Erolld Belegun, thonë se ai po përgatitet për një befasi të radhës për vitin 2022! 

Burimet e afërta me të nuk japin më shumë detaje, por mbetet të shihet se cila do të jetë befasia e radhës e ish presidentit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, nëse vërtet do të befasojë sërish sikur në vitin paraprak që realizoi dy synime të mëdha. 

E para, Erolld Belegu, u pajis me lejen e pilotit privat të aeroplanëve të vegjël sipas standardeve amerikane FFA.

Image

Erolldi pajiset me leje të pilotit privat

E dyta, bëri bujë në opinionin me këngën: “E bukur pa zemër”. Një këngë me shumë domethënie për atë që e kuptojnë thelbin. 

Cila do të jetë befasi e radhës, një Zot e di! 

"Dua të falënderoj floridakeysflight në Aeroportin Maraton dhe instruktorin tim kryesor Soloman Bradman dhe kolegët e tij Ray, Steeve, dhe Max që më ndihmuan ta arrija këtë. Shumë i lumtur”, kështu ka shkruar Belegu me 13 prill të vitit 2021. 

E tash... Çfarë do të sjell për opinion? Kur qeshet Belegu nuk ka befasi, kur nuk qeshet priten befasi!

Nuk është person i pa çuditshëm, pati dhënë dorëheqje papritur edhe nga posti i presidentit të FBK-së. Është merakli i befasive siç ndodhi me pajisjen me lejen pilot privat, pastaj me këngën “E bukur pa zemër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat