Knicks mposhtin Boston Celtic-un

Basketboll

Knicks mposhtin Boston Celtic-un

Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:20
Knicks mposhtin Boston Celtic-un

Janë zhvilluar katër sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim ndeshja më interesante është zhvilluar në Madison Square Garden të New Yorkut, ku Knicks kanë triumfuar ndaj Boston Celtics me tri pikë diferencë 108:105.

Ka qenë ylli kanadez i New York Knicks, RJ Barret që ka qenë vendimtar në këtë sfidë me një tre pikësh në sekondën e fundit.

Francezi Evan Fouriner e mbylli takimin me 41 pikë, tetë kërcime e dy asistime ishte basketbollisti më efikas në këtë sfidë.

Me lojë të mirë u dallua edhe Julius Randle me 22 pikë e tetë kërcime, teksa ndeshjen me pikë dyshifrore e mbyllën edhe Quickley me 16 pikë dhe Barret me 13 të tjera.

Jayson Tattum me 36 pikë ishte basketbollisti më efikas tek Celtics, por që në fund këto pikë nuk mjaftuan për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat