LeBron James tregon ëndrrën e tij

Basketboll

LeBron James tregon ëndrrën e tij

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:46
LeBron James tregon ëndrrën e tij

Ylli i Los Anxhelos Lejkërs, LeBron James, ka zbuluar se dëshiron që djali i tij Broni, të jetë pjesë sa më shpejtë e NBA. 37-vjeçari, nuk dëshiron ta mbyll karrierën pa luajtur të paktën një herë me të birin.

Broni Xhejms momentalisht luan në kampionatet e gjimnazeve dhe nuk mund të jetë pjesë e NBA deri në 2024, sipas rregullave të reja të vendosura nga këta të fundit. Kjo do të thotë se LeBron do të duhet të pres të paktën deri në moshën 40-vjeçare nëse do të luaj më djalin e tij.

“Mbreti i parketit” nuk e ka fshehur kurrë se sa krenar është për fëmijët e tij, por me djalin e tij të madh ka një lidhje tjetër për sa i përket basketbollit.

Për shkak të moshës së LeBron nuk është e sigurt nëse ai do të mund të luaj së bashku me Broni, por performancat e fundit që ka dhënë 37-vjeçari thonë të kundërtën, duke e vendosur emrin e tij në listën për MVP.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat