Qendra amerikane i bashkohet Bashkimit

Basketboll

Qendra amerikane i bashkohet Bashkimit

Nga: K.G. Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:11
Qendra amerikane i bashkohet Bashkimit

Bashkimi nga Prizreni konfirmon edhe një përforcim për vazhdim tl kampionatit në elitën e basketbollit të Kosovës.

Përforcohen me John Florveus, i cili është i gjatë 211 centimetra. 

“Qendra amerikane, John Florveus, është përforcimi më i ri i Bashkimit. 31 vjeçari me përvojë do të jetë përgjegjës për sigurinë nën kosh të skuadrës sonë.

Florveus ka karrierë rreth 9 vjeçare në skuadra të ndryshme evropiane si në Rumani🇷🇴, Gjermani🇩🇪, Gjeorgji🇬🇪, Greqi🇬🇷, Sllovaki🇸🇰, Slloveni🇸🇮, Francë🇫🇷, Portugali🇵🇹 dhe Spanjë🇪🇸.

Florveus pritet të debutojë me ngjyrat portokall e zi qysh nesër në ndeshjen që do ta zhvillojmë si mysafir përballë Rahovecit”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat