Teuta mposht Tiranën

Basketboll

Teuta mposht Tiranën

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Teuta mposht Tiranën

Janë luajtur takimet e javës së 10-të të Superligës në basketboll për meshkuj.

Skuadra e Teutës ruan kreun e renditjes pas fitores 87-83 ndaj Tiranës, ndeshje e luajtur në Durrës. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku bardheblutë tentuan surprizën. Hamati realizoi 31 pikë për Tiranën, por që s’mjaftuan, ndërsa për durrsakët u dallua Peterson me 19 pikë.

Fiton edhe Vllaznia, që mundi pa shumë probleme me shifrat 69-52 Partizanin në kryeqytet, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë. Toomer me 19 pikë ishte shëniesi më i mirë për shkodranët, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e 21 rebound të Konteh për Partizanin.

Në vendin e dytë të Superligës ndodhet Kamza Basket, që mposhti 89-67 Dinamon e vendit të fundit. Sfidë pa shumë histori, ku për Kamza Basket u dallua Davis me 30 pikë, 11 rebound e 13 asist, më i miri në parket. Për blutë, më i miri ishte Gjyzeli me 23 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë.

Superliga – Meshkuj (Java e 10-të)

Kamza Basket – Dinamo, 89-67

Teuta – Tirana, 87-83

Partizani – Vllaznia, 52-69

Renditja: Teuta 18 pikë, Kamza Basket 17 pikë, Tirana 16 pikë, Vllaznia 15 pikë, Partizani 12 pikë, Dinamo 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat